Transmetuar më 05-10-2017, 12:11

U sulmua nga një gjarpër piton prej 7 metrash, por arrin mrekullisht që të shpëtojë.

Robert Nababan është duke rimarrë veten në spital, pas një sulmi që pësoi këtë të martë nga një gjarpër gjigant, duke u kthyer në shtëpi prej punës.

Burri i cili punon në shërbimin e sigurisë në një plantacion palmash në Riau të Indonezisë, tha se pa kafshën duke u sulur drejt tij.

“Luftuam gjatë, teksa kthehesha në shtëpi vura re se dy persona dukeshin në vështirësi dhe pashë gjarprin, kështu që ndërhyra. Ai më kapi për krahu, por arrita që ta mposhtja”, thotë ai.  

Nuk është e qartë se si gjarpri ngordhi, por gjithë skena u pa nga banorë të zonës.

Burri pësoi dëmtime të shumta, por ndodhet jashtë rrezikut të jetës. /a.y/noa.al