Transmetuar më 04-10-2017, 20:07

Një operacion i gjerë për goditjen e grupeve kriminale, ka çuar në arrestimin e 22 personave, pjesë e një bande të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Austrisë, ndërsa mediat vendase shkruajnë se ky grup mund të ketë kultivuar drogë në territorin serb, ose është furnizuar nga Shqipëria dhe Kosova, për të vijuar më pas me shitjen në Austri e Gjermani.

Përveç arrestimit të 22 personave, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi prej 64 kg lëndë narkotike marijuanë, si dhe janë zbuluar dy laboratorë të përpunimit të drogës.

Shefi i zyrës për luftë kundër krimit të organizuar pranë Shërbimit federal kriminalistik austriak, Andreas Holcer në konferencë për shtyp në Vjenë foli vetë për operacionin, ndërsa kërkoi bashkëpunim për goditjen e elementëve të tjerë.

Në operacion mori pjesë edhe policia e Serbisë. /k.k/noa/al/