Transmetuar më 04-10-2017, 18:37

Të pish çaj të zi, njëlloj si çaji jeshil ka një sërë dobish për shëndetin, por njëra dominon mbi të gjitha… ky çaj ndihmon për të humbur peshë.

Gjithçka për shkak se ndryshon bakteret në aparatin tretës duke stimuluar djegien e energjive deri në mëlçi. Është ky zbulimi i një studimi amerikan të University of California Los Angeles, i publikuar në revistën shkencore ‘European Journal of Nutrition’.

Sipas studiuesve si çaji jeshil edhe ai i zi stimulojnë aparatin tretës që të djegë yndyrat.

“Rezultatet e studimit sugjerojnë se si çaji jeshil edhe ai i zi përmbajnë substanca që stimulojnë rritjen e mikroorganizmave të mirë që ndihmojnë për mirëqenien e trupit”, thotë Susanne Henning, drejtuese e studimit, i cili u krye tek minjtë.

Pas katër javësh nga përdorimi i çajit të zi, minjtë rezultuan të rënë në peshë ndjeshëm në raport me grupin që nuk e kishte përdorur. /a.y/noa.al