Transmetuar më 04-10-2017, 16:41

Disa pamje tronditëse të publikuara gjatë orëve të fundit, kanë treguar se si një djalë vetëm 14 vjeç me banim në Kozare të Kuçovës, ka goditur me sëpatë qenin e lidhur, ndërkohë që dy shokët e tij e filmonin.

Me një gjakftohtësi të madhe, djali vazhdon ta gjuajë duke e gjakosur të tërin, deri sa qeni ngordh.

Ky akt makabër ka ngjallur indinjatën e shumë njerëzve, mes tyre dhe të personazheve të medias.

Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani thotë se gjakftohtësia e të riut e lë pa fjalë, madje protagonistin e cilëson si monstër.

Reagimi i fotoreporterit

Kafsha është më fisnike se shqiptarët…

"Pashë një video të një monstre që me gjakftohtësi me sëpatë po godiste qenin e lidhur.

Gjatë karrierës time si fotoreporter dhe fotograf kam parë shumë, në vitin e mbrapshtë ‘97, apo edhe në krizën e Kosovës.

Por kjo që pashë i kalonte në ekstrem caqet. Askush më shumë se kafsha nuk sheh me ato sy të dashur e me tundje bishti siç ai qenush shihte atë kriminel.

Gjakftohtësia e atij njeriu më la pa fjalë. Ligjet janë në fuqi dhe duhet menjëherë të respektohen madje me egërsinë më të madhe. Ai është një vrasës. Gjakftohtësia e tij ishte e tejskajshme. Ai vret. Vret edhe një fëmijë. Vret edhe një njeri. Dhe në histori ka shumë vrasës të cilët kanë vrarë njerëz pasi janë stërvitur me kafshët.

Nëse doni të parandalon krime më të rënda nga ai individ jeni në kohë ta kapni dhe të zbatoni ligjin deri në një. Shtetet e zhvilluara kanë arsye të plotë të mos na marrin seriozisht madje të na trajtojnë më keq se sa një mi kanalesh. Sepse shqiptarët janë barbarë dhe nuk lënë rast pa e treguar atë. Kur vret një këlysh të lidhur… po një njeri? /a.y/noa.al