Transmetuar më 04-10-2017, 15:43

NOA.AL ZBARDH DETAJET E NGJARJES/ Djali vetëm dy muaj e gjysmësh u gjet i vdekur në shtëpinë e gjyshes. E ëma e të voglit, nënë vetëm 15-vjeçe. Ia kishte lënë gjyshes në kujdestari

Një djalë i ardhur në jetë vetëm dy muaj e gjysmë më parë, ka humbur jetën në rrethana të mistershme që shtuan dhimbjen e familjarëve të tij.

Vogëlushi A.B., u gjet i vdekur natën duke gdhirë dita e sotme (e mërkurë) në banesën e gjyshes së tij në rrugën e “Qelqit”, në Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e kryeqytetit.

Nga veprimet e kryera prej specialistëve të hetimit si dhe nga deklarimi i nënës, Q. A., 15 vjeçe banuese në Tiranë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Noa.al mëson se foshnja i seksit mashkull rreth dy muajsh e gjysmë, pjesë e komunitetit rom, i ishte lënë në kujdestari gjyshes së tij nga e ëma.

Nga veprimet paraprake nuk përcaktohet dot shkaku i vdekjes së të voglit i cila u klasifikua si “vdekje e bardhë” ose “vdekje në djep”, e cila prek shumë fëmijë në muajt e parë të jetës.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim. /a.y/noa.al/