Transmetuar më 04-10-2017, 12:34

Partizani vijon të vuajë arritjen e fitores në “Super-Ligën” shqiptare.

Nëse nuk arrihet fitorja edhe në ndeshjen e radhës, Iuliano mund të konsiderohet i larguar. Ky ka qënë vendimi i mbledhje ditën e djeshme.

Barazimi ndaj Lushnjës, ka trazuar jo pak ujërat te skuadra e Partizanit. Të kuqtë kanë vetëm një pikë në katër ndeshje dhe mbyllin tabelën e klasifikimit.

Duke parë edhe shpenzimet që kanë bërë në merkato, nuk pritej një ecuri e tillë dhe për këtë gjë presidenti Demi ka kërkuar edhe përgjegjësit.

Gjatë ditës së djeshme, është mbajtur një mbledhje në kampin e kuq ku edhe është vendosur në lidhje për të ardhmen e trajnerit Iuliano.

Këtij të fundit do t’i jepet edhe një mundësi tjetër, ndërsa në muajin janar Partizani do të ketë një organizim të ri. /b.l/noa.al/