Transmetuar më 03-10-2017, 08:57

“Do vdisni të gjithë”, kështu nisi të bërtiste mes turmës para koncertit, një grua me origjinë aziatike e identifikuar si Marilou Danley, 62 vjeçe, në Las Vegas, para se një person të hapte zjarr duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur mbi 520 të tjerë.

Gruaja u largua dhe atentati ndodhi pak më vonë, por ajo që ngre pikëpyetje, është nëse gruaja ishte thjeshtë një person me probleme mendore, siç u përkufizua në fillim, apo ndoshta dinte diçka.

Ishin të shumtë personat e thirrur për të dëshmuar në polici, lidhur me ngjarjen, dhe po merren në pyetje për të kuptuar më shumë.

Një vajzë e intervistuar nga mediat vendase tha se 62-vjeçarja i kishte bezdisur disa herë të pranishmit, duke iu thënë se do të vdisnin të gjithë.

Një sjelle e bezdisshme, aq sa e larguan punonjësit e sigurisë rreth 45 minuta para të shtënave, shkruan noa.al.

Tashmë policia po heton për të zbuluar nëse gruaja dinte diçka mbi masakrën e ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës, apo ishte thjesht një lojë me shije të keqe. /a.y/noa.al

Atentatori i Las Vegas kishte 42 armë dhe nitrat për bomba

Vrau 50 vetë e plagosi qindra të tjerë, del fotoja e agresorit në Las Vegas

Të shtënat me armë në koncertin në Las Vegas, 50 të vdekur