Transmetuar më 02-10-2017, 19:08

Partizani vijon të vuajë arritjen e fitores në “Super-Ligën” shqiptare.

Në takimin e zhvilluar gjatë pasdites së sotme, Partizani dhe Lushnja janë ndarë na paqe duke marrë secila nga një pikë.

Të kuqtë nuk mundën të shkojnë më tej se një barazim 0-0, duke konfirmuar tashmë zyrtarisht krizën që ka përfshirë skuadrën.

Në 4 takime të zhvilluara në Superligë, Partizani ende nuk ka mundur të gjejë dot rrjetën.

Dy shtylla në minutat e fundit me Sukajn në minutën e 88 dhe Atandën në minutën e parë të shtesës ishin të vetmet shkëndija të takimit të sotëm.

Pas këtij rezultati Partizani renditet në vendin e fundit me një pikë ndërsa Lushnja një vend më lart me po një pikë.

Skuadrat luajtën me këto formacione:

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Herrera 67′), Xhixhiua (Sukaj 54′), Bardhi (Vila 81′)

Trajner: Mark Iuliano.

Lushnja: Spaho, Ruço (Magani 67′), Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa (Byzhyti 90+3′), Canka (Alushi 83′), Pepa, Sefa

Trajner: Artan Bano./a.k/noa.al/