Transmetuar më 02-10-2017, 18:41

Pesë persona kanë humbur jetën, katër prej të cilëve, si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat.

Edhe pse zjarrfikësit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan menjëhrerë në vendin e ngjarjes, nuk u arrit të shpëtoheshin pesë personat.

Zjarri ka rënë një ditë më parë në një bllok strehimi social, në qytetin francez të Mulhouse.

Mësohet se fillimisht flakët u shfaqën në bodrum dhe më pas përfshinë gjithë bllokun.

Flakët u përhapën me shpejtësi duke plagosur edhe tetë persona të tjerë, nga ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas autoriteteve, personat që humbën jetën dyshohet të jenë asfiksuar nga tymi, ndërkohë 20 persona arritën që të dalin pa pësuar lëndime.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. /k.k/noa.al/