Transmetuar më 02-10-2017, 13:27

Shkon në 50 numri i personave të vrarë nga sulmi me automatik në Las Vegas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa mbahej një koncert country.

Ndërkohë krahas viktimave kanë mbetur të plagosur mbi 200 persona të tjerë, si pasojë e të shtënave në Mandalay Bay Casino, të Las Vegas.

Nga ana e policisë u vra autori i dyshuar i ngjarjes, 64-vjeçari Stephen Paddock.

Ai dyshohet se qëlloi nga kati i 32 i një pallati të lartë me mitraloz mbi të pranishmit në koncert.

Ndërkohë nga ana e policisë është shpallur në kërkim një grua aziatike me emrin Mary Lou Dandley.

Paraprakisht dyshohet se sulmi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës nuk është një akt terrorist. /a.y/noa.al

Masakër e vërtetë gjatë koncertit në Las Vegas, mbi 20 të vrarë dhe 100 të plagosur

Të shtëna me armë gjatë një koncerti në Las Vegas