Transmetuar më 02-10-2017, 13:08

Trajneri i kombëtares Cristian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka prezantuar dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë. Këto dy ndeshje, që nuk janë aspak përballje të lehta, Panucci i ka konsideruar si më të rëndësishmet për imazhin e Shqipërisë, për këtë arsye ai ka njoftuar se nuk do të bëjë eksperimente, por do të zbresë në fushë grupin historik të kombëtares, me “kushtin” e vetëm që të shndërrohen në "11 luanë”.

"Në këto dy ndeshje dua 11 luanë në fushë, do provojmë të japim maksimumin dhe të marrim pikë pasi janë ndeshje të rëndësishme edhe për imazhin e Shqipërisë. Të luash mirë ndaj Spanjës është e vështirë dhe ne duhet të kemi kujdes në çdo detaj, të japim maksimumin dhe të luajmë me kurajo. Unë i sëmurë jam pas ekipit Kombëtar nuk më intereson as Italia", u shpreh Panucci.

Mungesat e rëndësishme në ekipin spanjoll si Iniesta, Morata dhe Carvajal e gëzojnë trajnerin e kombëtares, edhe pse shprehet se është i vetëdijshmën se ndeshja do të jetë e vështirë për shkak të lojës me shumë pasime që bëjnë iberikët. Megjithatë pavarësisht kësaj trajneri italian paralajmëron se do tentojë të bëjë surprizën, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka.

"Ata lojtarë që i mungojnë Spanjës janë të rëndësishëm dhe më vjen mirë që s’do i kem kundërshtarë por Spanja ka superlojtarë dhe kjo nuk do ndihet. Ne kemi pezullime si Mavrajn, Roshin e Kukelin por edhe tek iberikët është i pezulluar Busquets. Është një ndeshje historike. Ne duhet të jemi solidë në mbrojtje. Spanja është një ekip që luan shumë me topin dhe ne do përpiqemi që atëherë kur ta marrim të synojmë të godasim. Ne do tentojmë të arrijmë një rezultat të mirë. Për këto ndeshje dhe kam menduar të mbaj grupin historik të Kombëtares" u shpreh Panucci. 

Ai gjithashtu ka një përgjigje për të gjithë ato që mendojnë se fitorja me Spanjën dhe Italinë është e pamundur.

“Respekt për të dy skuadrave, por do të shkojmë për të bërë diçka ndaj tyre. Nervozohem kur thonë që janë dy skuadra më të forta se ne. Nëse do të jenë më të fortë se ne, ne do t’i jap dorën dhe do kthehemi në shtëpi”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se pas këtyre dy ndeshjeve nis një epokë e re. Ndeshja Spanjë-Shqipëri do luhet të premten në stadiumin "Rico Perez" në Alicante. /b.l/noa.al/