Transmetuar më 29-09-2017, 16:12

Tiranë, NOA.al- Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe një pjesë të qendrës ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në jug dhe zonat malore ku priten edhe shira të izoluar. Pjesa e dytë e ditës do të largojë vranësirat nga zonat veriore ndërsa vranësirat mbeten prezente në zonat Qendrore dhe Jugore deri në mbrëmje. Gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës, territori mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 1-2°C, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dominohet nga vranësira me rrebeshe shiu dhe stuhi ere të cilat gjatë pasdites zhvendosen drejt Europës Qendrore deri në zonën e Alpeve të Europës. Po ashtu, vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm do të ketë ekstremi Juglindor i kontinentit.

Ndërsa Europa Lindore dhe Veriore si dhe pjesa më e madhe e qendrës së kontinentit dominohen nga moti i kthjellët. /a.y/noa.al