Transmetuar më 29-09-2017, 07:44

Një ëmbëlsirë e lehtë me kos që përgatitet me vetëm 4 përbërës. Do t’ju shijojë së tepërmi në këto ditë.

Përbërësit:

450 gram luleshtrydhe të freskëta ½ limon 400 gram kos 150 gram sheqer

Përgatitja:

Pastroni luleshtrydhet dhe vendosni në një blender. Shtoni në të edhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të merrni një masë homogjene.

Hidheni në një enë dhe lëreni për 1 orë. Shtoni më pas në të kosin dhe sheqerin dhe prisni sërish derisa të bëhet një masë e butë, shkruan shije.al.

Vendoseni përzierjen në një enë të qëndrueshme dhe vëreni në frigorifer të ngrijë për disa orë. /b.l/noa.al/