Transmetuar më 27-09-2017, 19:31

Gjoksi është pjesa më sensuale e trupit të një femre dhe meshkujt nuk bëjnë dot pa e parë këtë pjesë. Është i ditur fakti se prekja e tij jep një kënaqësi të veçantë seksuale, por janë të paktë ata që mund ta kenë pyetur veten se çfarë ndodh me femrën kur e prekin në këtë pjesë të trupit.

Thithkat e gjoksit janë zona më erogjene dhe kur ato preken apo përkëdhelen ndihet një eksitim aq i fortë, sa që mund të arrihet edhe orgazma.

Një studim i publikuar në sajtin “scienceofrelationships”, ka treguar se prekja e gjoksit ka të njëjtin efekt si kryerja e aktit të plotë. Ata që nuk bien dakord me këtë fjalë duhet ta kenë pasur “me nxitim”, pasi mjafton pak kohë dhe femra kalon në orgazëm vetëm duke e përkëdhelur në gjoks.

Por pse prekja e gjoksit stimulon orgazmën? Arritja e orgazmës për femrat është një çështje e komplikuar, por partnerët duhet të jenë në gjendje që të prekin në mënyrën e duhur zonat erogjene.

Kjo pasi stimulimi i gjoksit është në gjendje që të shtojë prodhimin e oksitocinës, hormonin e lumturisë dhe nxit orgazmën. Nuk është rastësi që përmasat e gjinjve rriten 25% gjatë eksitimit. Stimulimi më eksitues është ai me duar në thithkat e gjoksit, veçse kujdes që të mos shkaktoni dhimbje./a.y/noa.al