Transmetuar më 26-09-2017, 09:39

Google tentoi të blinte Snapchat, rrjetin social më popullor midis adoleshentëve dhe moshave të reja.

Në vitin 2016 Google ofroi një shumë marramendëse për të blerë Snapchat, 30 miliardë dollarë, para se Snapchat të bëhej një kompani publike në tregun e NASDAQ në SHBA.

Por TechSot raporton se oferta e Google ishte në tryezë edhe pasi Snapchat u bë kompani publike.

Ishte vetë themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, një sipërmarrës amerikan, i cili mban postin e Shefit Ekzekutiv (CEO) të kompanisë Snap Inc…More që nuk pranoi shitjen.

Ai nuk pranoi kategorikisht shitjen e kompanisë së tij, duke mos u joshur nga 30 miliardshi i dollarëve i gjigantit Google.

Snapchat do të ishte me të vërtetë një mjet shumë i fortë në arsenalin e Google. /b.l/noa.al/