Transmetuar më 24-09-2017, 15:03

Tiranë, NOA.al- Kushte e motit dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore. Pasditja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin duke rrezikuar nga shira të dobët dhe të përkohshëm, më të mundshëm në zonat Veriore dhe Qendore. Vonë në mbrëmje, vranësirat zhvendosen drejt zonave lindore ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të kalojë në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 1- 2°C, në të dy vlerat ditore duke bërë që ekstremet termike në rang vendi të variojnë në 10- 28C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Perëndimore do të përfshihet nga vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, Europa Qendrore deri poshtë në Alpet e Europës dhe Ballkan, mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Kthjellimet mbeten dominante në gadishujt Iberik dhe Skandinav si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore. /a.y/noa.al