Transmetuar më 23-09-2017, 15:13

Gjatë pjesë së parë të ditës, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit.

Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore por vranësira më të dukshme do të ketë në qendër dhe kryesisht në veri të vendit. Edhe në mbrëmje, territori mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa qendrore, zona e Alpeve Europiane duke përfshirë edhe Ballkanin Verior do të përfshihen nga vranësira dhe stuhi të shkurtra ere dhe shiu. Po ashtu, me stuhi të përkohshme dhe rrebeshe shiu paraqiten ekstremi Verior i Italisë dhe ishulli i Sicilisë.

Serisht pjesa më e madhe e kontinentit Europian mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, kryesisht në Perëndim dhe Veri të Europës. /b.l/noa.al/