Transmetuar më 22-09-2017, 12:39

Agjencia hapësinore NASA, reagon zyrtarisht lidhur me zërat se ditën e shtunë, më 23 shtator do të jetë fundi i botës, pasi do të ndodhë përplasja mes planetit Nibiru dhe Tokës.

Duke cituar qëndrimin e NASA, sajti anglez ‘Metro’ shkruan se Nibiru është një planet i zbuluar nga sumerët, çka do të thotë se flitet që nga antikiteti rreth tij, por nuk ka prova lidhur me ekzistencën e tij.

Zërat e parë për përplasjen katastrofale mes Nibiru dhe Tokës u përhapën në vitin 2003.

Por NASA ka këtë përgjigje: “Nuk ka prova shkencore të cilat provojnë ekzistencën e planetit Nibiru apo për rrezikun e një përplasje. Nëse rreziku do të ishte, astronomia do e kishte zbuluar rrugën e planetit drejt Tokës dhe afrimi i tij do të ishte lehtësisht i dukshëm. Nuk ka as dokumente dhe asgjë që të provojë këtë alarm”.

Thënë ndryshe, sipas agjencisë hapësinore, është mashtrimi i radhës, për të manipuluar personat naivë. /a.y/noa.al