Transmetuar më 16-09-2017, 14:11

Kafeina ka një ndikim që nuk e dinim tek femrat e prekura nga diabeti, redukton ndjeshëm rrezikun e vdekjes.

Ato femra që pinë rregullisht kafe ose çaj, jetojnë më gjatë në raport me gratë e sëmura që nuk e përdorin, por një gjë e tillë nuk vlen edhe për meshkujt.

Ky fakt është zbuluar nga një studim i Universitetit të Porto, në Portugali, i prezantuar në kongresin e shoqatës evropiane të diabetit.

Studiuesit konstatuan se sa më e madhe të ishte sasia e kafeinës së konsumuar nga femrat, aq më i ulët ishte rreziku i vdekjes tek femrat diabetike.

Po ashtu u konstatua se efekti mbrojtës varet nga burimi i kafeinës, sa më i lartë niveli i konsumit të kafeinës nga kafja, aq më i paktë është rreziku i vdekjes, krahasuar me rastet kur kafeina merrej nga produkte të tjera.

Studimi mbajti në vëzhgim një kampion prej 300 meshkujsh dhe femrash diabetik, që nga viti 199 deri në 2010, ku u zbulua se gratë diabetike të cilat konsumonin deri në 100 mg kafeinë në ditë, një filxhan normal kafeje kishin 51% mundësi më pak që të vdisnin, në raport me gratë e tjera që nuk konsumonin kafeinë.

Nëse konsumoheshin 2-3 filxhanë në ditë, kjo përqindje shkonte nga 57-66%./a.y/noa.al