Transmetuar më 13-09-2017, 16:09

Ndërkohë që legjislatura e re e parlamentit ka nisur zyrtarisht punimet, tashmë është momenti që të vihen në punë edhe komisionet parlamentare.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë nisur propozimet e emrave të cilët do i përfaqësojnë në komisionet e përhershme parlamentare gjatë katër viteve të ardhshme.

Ditën e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar emrat e deputetëve që do të vendosë në komisione.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Deputeti Nasip Naço, njëherësh ish-ministër i Drejtrësisë do të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Në komisionin e Ekonomisë do të jenë anëtarë Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu dhe Gledion Rehovica

Në Komisionin e Sigurisë Endrit Brahimllari. Tek komisioni i veprimtarisë prodhuese deputetët Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti.

Ndërkohë është bërë e ditur tanimë që Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë dhe anëtarë do të jenë Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaci.

Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit. /a.y/noa.al