Transmetuar më 13-09-2017, 15:13

Pesë persona ndodhen në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gjirokastër.

Rreth orës 14.30 të ditës së sotme një makinë ka dalë nga rruga, çka ka shkaktuar plagosjen e pesë personave që udhëtonin me të.

Më konkretisht në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A., me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë janë dëmtuar  pesë personat që ndodheshin në mjet, drejtuesi i dhe pasagjerët Sh.A., V.A., K.A., dhe F.P., banues në Sarandë.

Të dëmtuarit janë transportuar për në  spitalin  Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese