Transmetuar më 12-09-2017, 21:28

Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë. Ky ka qenë përfundimi që ka nxjerre një studim i universitetit shtetëror te San Diegos.

Hulumtimi u bazua në anketimin e 11 milionë të rinjve të grupmoshës 14-22 vjeç rezultatet e të cilit alarmuan studiuesit.

Në këtë grupmoshë shihet një rënie me 80% e takimeve romantike.

Të rinjtë preferojnë më shumë të komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale se sa të takohen me të dashurit e tyre.

E në këtë mënyrë kemi një ndikim direkt dhe në marrëdhëniet seksuale ku konkretisht rënia reflekton shifrat e 40%.

Nëse rreth viteve 1991 mosha mesatare për fillimin e akteve seksuale ishte mosha 14-15 tani kjo është rritur duke shkuar në 17-vjeç.

Një tjetër efekt negativ që kanë sjelle rrjetet sociale në jetën e të rinjve të sotëm është se ata po bëhen më pak social dhe aktivë në jetën e përditshëm, duke rrezikuar kështu të bëjnë preh shumë lehtë e sëmundjeve si depresioni apo dhe të abuzimeve të ndryshëm.