Transmetuar më 12-09-2017, 13:31

Foshnja e ardhur në jetë të premten e lënë pas në një spital në Mumbai të Indisë, gjatë ndërhyrjes për ndërprerjen e shtatzënisë së një vajze 13 vjeçe, nuk ia doli.

Vajza e cila erdhi në jetë gjatë procedurës së abortit, befasoi pasi gëzonte shëndet të plotë.

Aborti nuk u çua deri në fund nga kirurgët, kjo për shkak të rreziqeve që vinin për shëndetin e nënës së re, por foshnja ndërroi jetë në spital gjatë së dielës.

Foshnja me peshë 1.8 kilogramë, u fut në inkubator dhe dukej se po reagonte pozitivisht, por gjatë së dielës pati komplikime, duke çuar në vdekjen e saj.

Rasti i vajzës e cila u përdhunua nga një koleg i të atit ngjalli reagime të ashpra në vend, ashtu sikundër dhe vendimi i Gjykatës së Lartë për të lejuar abortin në javën e 32 të shtatzënisë, në një kohë që ligji nuk e lejon abortin pas javës së 20.

Ndërkohë nëna e re ndodhet e shtruar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, si dhe trajtim psikologjik. /a.y/noa.al