Transmetuar më 12-09-2017, 13:25

Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën sot në Kuvend duke i deklaruar mazhorancës se sipas Kushtetutës morale të shqiptarëve, “ju jeni fitimtarët-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi.”

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha theksoi se teksa dëgjonte fjalën e mbajtur nga kryeministri Rama nuk mund të mos konstatonte ndryshimin në fjalimin e mbajtur nga ai dje, krahasuar më atë që mbajti 4 vjet më parë.

“Cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve dhe shokëve që janë pas meje konstaton menjëherë se ka zi në fytyrën e tyre, se ka frikë në sytë e tyre, pasiguri të madhe. Rama këtu mbajti një fjalim, duhet të pranojmë të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë, por e mbajti të diktuar nga një panik i madh.

Pse, nga vjen ky panik, ky njeri me kushtetutë ulet aty, kryeministër i vendit, të tjerët ka caktuar ministra, ka caktuar për herë të parë edhe hafijet e deputetëve brenda grupit i ka bërë të gjitha këto, po sepse ai e di mirë, ai e di mirë çdo deputetë, çdo shqiptar se përveç kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e djemve dhe vajzave.

Në atë kushtetutë ju jeni fitimtarë humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si pseudomaxhorancë e vërtetë. 2.4 mln shqiptarë me votën kundër dhe akoma më rëndë me bojkotin jau shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Ju nuk e gëzoni dot. Çfarë fitore është kjo kur procesit themelor, jetik për demokracinë për liritë nuk i besuan miliona shqiptarë, braksitën kutitë e votimit”, tha Berisha.

Më tej Berisha ka ironizuar rrjedhjen e votave të PD-së që iu bashkuan votave për kreun e ri të Kuvendit, Gramoz Ruçit. Ai pohoi se mazhoranca arriti të sigurionte 74 mandate, por që u transformua rrugës dhe fitoi 78 të tillë.

“Kjo senacë mblidhet për raportin e qeverisë së 4 viteve që vjen. Mazhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transformuar në rrugë e sipër nga 74 në 78. Kemi të bëjmë me një ecuri të ligjshme, ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta”, shtoi Berisha. /b.l/noa.al/