Transmetuar më 12-09-2017, 12:24

Mos u gënjeni, çokollata vërtet është e mirë dhe jo vetëm sepse shkrihet shumë mirë në gojë, por edhe sepse ndikon mirë në tru dhe është e shëndetshme për gjithë trupin.

Megjithatë për të ka edhe shumë mite të cilat nuk janë të vërteta. Është koha t’i ndryshoni mendimet tuaja për çokollatën.

Bazuar në një studim të fuindit del se, çokollata mund të parandalojë diabetin. Mund të duket si paradoks, por një përbërës që gjendet në kokrrat e kakaos, i njohur si monomer epicatechin, zmadhon sekrecionin e insulinës nga disa qeliza specifike.

Ndërkohë që studimi është kryer fillimisht në kafshë del që ky përbërës redukton obezitetin dhe rrit aftësinë e kafshëve për t’u përballur me nivelet e larta të glukozës në gjak.

Këshilla është që çokollata të jetë e zezë dhe vetëm 100 gram. Flavonoidet në çokollatën e zezë ndihmojnë në neutralizimin e insulinës, kusht ky që pengon zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Konsumimi i 100 gram çokollatë të errët në ditë përshpejton metabolizmin e trupit nëpërmjet glukozës.