Transmetuar më 11-09-2017, 18:38

Një fëmijë vërtet i shëndetshëm edhe pse ka ardhur në jetë një javë para datës së përcaktuar për të lindur.

Maisie Lily Macdonald ka vendosur rekordin si vajza më e madhe e lindur në spitalin në Rockhampton të Australisë.

Ajo peshonte 6.05 kilogram dhe lindi një javë më herët se sa pritej, me një emergjencë cezariane.

Analizat paraprake nuk tregojnë anomali të gjendjes shëndetësore dhe sipas prindërve edhe fëmija i parë ka lindur në një peshë të madhe, 6 kg.

Megjithatë fëmija më i madh i lindur në Australi mbetet, Stephen Lyttle, i cili ka lindur më 26 janar 1963 dhe që peshonte 7,399 kg. /b.l/noa.al/