Transmetuar më 11-09-2017, 15:09

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani duke komentuar rrjedhjen e votave nga PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi, e quan të turpshme.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Ristani thekson se do ishte me vend një hetim i specializuar i çështjes dhe kontrolli i kamerave të parlamentit.

“U manipuluan apo u blenë?! Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të faktuar. Besoj se do ishte me vend të diskutohej kjo çështje në forumet e PD dhe të kërkohej menjëherë rinumërimi i fletëve të votimit, hetim i specializuar i çështjes dhe kontrolli i kamerave të parlamentit dhe mediave”, shprehet Ristani ndër të tjera.

Statusi i Arben Ristanit:

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit është njolla e turpit e Parlamentit dhe përdhosje e gjakut të të përndjekurve politikë, e gjakut të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cerës. Për me tepër, shumë e turpshme ishte edhe ajo që ndodhi me ato vota të opozitës që shkuan në favor të Ruçit.

U manipuluan apo u blenë?!Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të faktuar. Besoj se do ishte me vend të diskutohej kjo çështje në forumet e PD dhe të kërkohej menjëherëë rinumërimi i fletëve të votimit, hetim i specializuar i çështjes dhe kontrolli i kamerave të parlamentit dhe mediave.

Nëse votat manipulohen brenda Parlamentit, ky është fundi i demokracisë dhe duhet vendosur se çfarë duhet bërë me këtë Parlament. Nëse deputetët tanë, qofshin këta edhe aleatë, shiten si në pazar, ne nuk mund dhe nuk duhet të bashkëjetojmë me ta. Është e domosdoshme të përpunojmë rregulla për të kufizuar dhe eleminuar tregun e shit-blerjes së deputetëve. Opozita moralin dhe besimin ka kuaj beteje. /b.l/noa.al/