Transmetuar më 11-09-2017, 12:52

Kur një fëmijë është i vendosur që të vijë në jetë asgjë nuk e ndalon, por protagonistja e kësaj historie ka zgjedhur një moment vërtetë të rrezikshëm për të ardhur në jetë, në mes uraganit Irma.

Është kjo ajo që ka ndodhur gjatë së shtunës në Miami, një prej qyteteve më të goditura nga uragani shkatërrues Irma, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e pazakontë u publikua nga policia lokale, duke publikuar fotografinë e vajzës dhe të nënës.

Për këtë arsye kur erdhi momenti për të lënë spitalin, familja e gjeti veten pa një vend ku të shkonte, duke qenë se shtëpia e tyre ishte dëmtuar nga përmbytjet. Kështu prindërit vendosën që ta quajnë Nayiri Storm, thënë ndryshe Nayiri stuhia.

“Jemi të lumtur që zyrtarët tanë ishin në gjendje që të ndihmonin familjen duke e siguruar. I vunë emrin perfekt”, thanë zyrtarët e policisë së Miami, të cilët publikuan edhe fotografinë. /a.y/noa.al