Transmetuar më 09-09-2017, 13:04

Tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese, se ato kozmetike.

Produktet ‘pas diellit’ janë vazhdimisht të rekomanduara, por jo gjithmonë funksionojnë për bezdinë që na krijon lëkura kur fillon të bjerë.

Të gjithë janë më pak të kujdesshëm me lëkurën gjatë plazhit dhe kjo bën që pasi kthehesh prej tij, problemet nisin të theksohen.

Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.

Si përgatitet?

Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni. Pasi të kesh përftuar masë homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazho lehtë me mollëzat e gishtave. Pas disa minutave, shpëlaje trupin normalisht. /b.l/noa.al/