Transmetuar më 09-09-2017, 10:07

Si do të ndihesh në qoftë se do të notoje me një krijesë shumë të rrezikshme dhe mishngrënëse? E ke menduar ndonjëherë?

E keni imagjinuar se si do të ndiheshit nëse do të jeni fare pranë një krokodili që është thuajse dy herë më i madh se ty?

Epo ka prej atyre njerëzve që japin para për ta bërë diçka të tillë, më saktë 110 euro për 30 minuta. 

Në Australi tashmë ky lloj emocioni “shitet” për turistët që duan të lahen e të bëjnë foto fare pranë krokodilit, me të cilin i ndan vetëm një mburojë plastike.

Një biznes vërtet fitimprurës për pronarët ky. /b.l/noa.al/