Transmetuar më 08-09-2017, 17:46

Një incident i frikshëm që u duk se erdhi nga hiçi ka terrorizuar prindërit e një djali 9 vjeçar, të cilit i ndaloi zemra sapo hëngri kafshatën e parë të një hot dog-u. Ngjarja ka ndodhur në Turqi.

Djali nuk u mbyt, por kafshata e madhe që ai kishte bërë i kishte stimuluar nervin e quajtur “vagës”, që del nga truri dhe përshkon qafën, duke lidhur organet, përfshirë këtu zemrën.

Një gjë e tillë shkaktoi një ritëm anormal të zemrës që e bëri atë të ndalonte.

Por ndërkohë që një arrest kardiak i tillë zakonisht shkakton vdekjen, ky nuk ka qenë rasti i 9 vjeçarit, të cilit iu dha ndihma e parë dhe shpëtoi falë përdorimit të defribilatorit.

Rasti i vogëlushit është publikuar në revistën “Pediatrics” dhe ekspertët thonë se bëhet fjalë për një sindromë të rrallë të quajtur “Brugada” dhe që zakonisht nuk ka simptoma, ka të bëjë me anomali elektrike që prekin zemrën.