Transmetuar më 08-09-2017, 15:50

Doktorët i thanë se për shkak të perimetrit të madh të kokës së foshnjës, lindja natyrale për të do të ishte e rrezikshme. Kështu që i sugjeruan lindjen me operacion çezarian. Por familja e vajzës nuk pranoi  që ajo të lindte në këtë mënyre.

Kjo pasi sipas ligjit kinez, familjarët e gruas duhet të japin leje përpara se stafi mjekësor të fillojë operacionin. Pasi familjarët nuk e lejuan, gruaja e quajtur MA u hodh nga kati i 20 i spitalit në Kinë.

Video e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur gruaja i ulet në gjunjë familjes ndërsa vuan nga dhimbjet e lindjes.

Ndërsa bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se kanë qenë doktorët ata që refuzuan të bënin operacionin çezarian.

Video e bërë publike nga mediat e huaja është komentuar shumë edhe për faktin se si mundi gruaja të hidhej nga kati i 20 kur aty ndodhej edhe stafi mjekësor.

Çështja është ende duke u hetuar.