Transmetuar më 08-09-2017, 14:55

Një elefant nervoz dhe i frikësuar pasi u largua shumë nga tufa, mund të ndihet në rrezik. Këtë gjë e dinë mirë rojet e një zone pyjore në Indi, të cilët ruajnë faunën tipike të zonës, për të parandaluar rrezikun e incidenteve të mundshme.

Por 54-vjeçari Ashok Bharti, me banim në Cuttack, në lindje të vendit, i cili për arsye pune ndodhej në Rourkela, në distriktin e Mandiakuda, e pësoi tragjikisht.

Burri që sipas disa dëshmitarëve ishte i dehur, pa një elefant në kodër dhe para se të afroheshin rojet e zonës, iu afrua kafshës për të bërë një fotografi selfie.

Elefanti u nervozua dhe më shumë, duke u sulur drejt burrit të cilin e shtypi.

Ashok Bharti u dërgua në spital, por gjeti vdekjen gjatë pasdites së të dielës kur dhe ndodhi ngjarja. Në videon që noa.al sjell më poshtë shihen pamjet e incidentit. /a.y/noa.al