Transmetuar më 07-09-2017, 16:50

Një grua transgjinore ka premtuar se do t’ia shesë “virgjërinë” e saj ofruesit më të lartë, nëse ajo paguhet për operacionin e ndryshimit të seksit.

Lila Rose me origjinë nga Franca, shpreson të mbledhë 15,000 sterlina për të paguar për operacionin e saj dhe ka premtuar për pretendentët e mundshëm se “seksi do të jetë marramendës”.

“Kam vendosur që të shes virgjërinë time në mënyrë që të përballoj operacionet. Unë do të jem një grua e re dhe e freskët dhe jam e gatshme të shes veten tek ofruesi më i lartë.

Kushdo që fiton do të paguajë për operacionin tim dhe pastaj të bëjë seks me mua më pas”, është shprehur 25 vjeçarja.

Blogerja 25-vjeçare, nga Shepherd’s Bush, West London, është transformuar në grua për një vit duke marrë hormone.

Gjoksi i saj është rritur në një masë 34 centimetra, por zeshkania dëshiron të jetë edhe më e mbushur dhe është në kërkim të shumës prej 15.000 stërlina për të paguar për operacionin e saj të gjoksit dhe të të pasmeve.