Transmetuar më 07-09-2017, 13:55

Një fëmijë i vogël i lindur pa parakrahët e tij, ka mudur të qetësojë të qarat e vëllait të tij më të vogël, duke i kaluar atij biberonin.

Në videon prej 26 sekondash, shihen dy bebet që janë të shtrirë në shpinë mbi një batanije të gjelbër.

Ata duken mjaft të lumtur derisa foshnja kërkon të marrë biberionin e tij, por nuk e arrin dot.

Bebja shtrembëron fytyrën dhe nis të qajë në ankth po për fatin e tij të mirë vëllai më i madh gjendej aty për ta qetësuar situatën.

Fëmijës të cilit i mungojnë të dy parakrahët u rrotullua për të kapur biberonin.

I vogli i shkathët përdori trungun e krahut të tij të djathtë, së bashku me mjekrën e tij për ta kapur atë.

Ai pastaj u rrokullis përgjatë batanijes duke iu afruar vëllait të vogël që po qante dhe shtyp butësisht biberonin në gojën e tij.