Transmetuar më 07-09-2017, 13:18

Më shumë se 56 mijë ndjekës nuk fitohen lehtësisht. E di mirë “Pilotganso”, një pilot që poston pikërisht fotot e tij, ndërsa hap dritaren e vogël të avionit gjatë udhëtimit.

Shumë ndjekës që kanë kritikuar sjelljen e tij të rrezikshme, kanë rënë në kurthin e tij.

“Mund të rrezikosh të biesh. Madje rrezikon dhe pasagjerët”, shkruan dikush. “Wow… a nuk u trembe?”, shkruan një tjetër.

Por duke parë në një nga imazhet, lentet me ngjyrë të “Pilotganso”, reflektojnë atë që duket se janë hija e një piste dhe jo qielli siç duhet të jetë në të vërtetë.

Mesa duket piloti është shumë i zoti dhe në përdorimin e “Photoshopit”, dhe ka ditur se si t’i “çmend” të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Disa përdorues të “Instagramit” arritën të kuptojnë se fotot janë të modifikuara, por të tjerë e morën seriozisht.

Për t’i siguruar të gjithë dhe për t’i dhënë fund polemikave, vetë piloti ka komentuar se bëhet fjalë për një fotomontazh. /b.l/noa.al/