Transmetuar më 06-09-2017, 20:52

Një polic kinez ka dalë jashtë kontrollit duke goditur një grua dhe fëmijën e saj, ndërsa pamjet janë bërë virale.

Policia e vendit ka pezulluar zyrtarin, në pritje të një hetimi zyrtar mbi sulmin e tmerrshëm që u bë në qytet.

Sipas dëshmitarëve, gjithcka ka ndodhur pasi gruaja ka marrë një gjobë për parkim të paligjshëm dhe reagoi ndaj tij.

Pasi ajo e goditi disa herë, ai humbi kontrollin dhe e hodhi në tokë dhe mundohej që ta prangoste së bashku me kolegun.

Kalimtarët nxituan që të merrnin foshnjen që kishte rënë në tokë.