Transmetuar më 05-09-2017, 18:33

Qerpikë të gjatë dhe me volum, për të pasur një vështrim sa më sensual.

Ishte ky efekti që donte një grua, e cila iu drejtua sallonit të bukurisë Emmaculate Beauty, në Perth të Australisë.

Por gruaja e cila iu nënshtrua trajtimit një javë para ditëlindjes së saj, mbeti edhe pa qerpikë, edhe me sytë e enjtur.

Ekspertët pohuan se trajtimi estetik, i dëmtoi qerpikët dhe qepallat duke iu enjtur, për shkak të përdorimit të një produkti të gabuar.  

Fatkeqësisht qerpikët e saj nuk do të mund të kthehen kurrë si më parë dhe dalja e tyre për shkak të dëmtimeve të pësuara, do të kërkojë shumë kohë.

Ekspertja e estetikës Emma Dhanjal publikoi fotot në Facebook, duke paralajmëruar të gjitha gratë që të zgjedhin trajtime profesionale në mënyrë që të mos pësojnë dëme të tilla. /a.y/noa.al/