Transmetuar më 05-09-2017, 18:15

Ato janë motra binjake me njëra-tjetrën, por më e çuditshmja është se njëra është e bardhë dhe tjetra me ngjyrë.

Ky rast, sipas studimeve, ndodh një herë në një milion lindje.

Marcia dhe Millie Biggs, të dyja tashmë 11-vjeçare, dukeshin pothuajse identike kur u lindën në korrik të vitit 2006, por dallimet e tyre u bënë të qarta pak muaj më pas.

Millie filloi të marrë ngjyrë më të errët, kurse Marcia me sy të kaltër mori një ngjyrë më të çelët, duke iu rritur flokët bjonde dhe kaçurrelat.

Marcia trashëgoi nga nëna e saj ngjyrën e çelët dhe flokët ngjyrë kafe të artë.

Ndërsa me kaçurrelat e saj dhe lëkurën ngjyrë kafe, Millie ka ngjarë nga babai Michael, 50 vjeç, i cili është me origjinë xhamajkane. /k.k/noa.al/