Transmetuar më 05-09-2017, 11:17

Zbulon bashkëshortin në makinë me të dashurën dhe kërkon ta ndjekë, duke u përpjekur të hapë derën.

Por burri nuk ndalon, largohet, përplas gruan për disa metra deri sa e shtyp dhe e vret.

Ngjarja ka ndodhur në Zhongshan, në provincën kineze të Guandongut.

Gjithçka është filmuar nga disa telekamera sigurie, ku videoja është publikuar më pas në rrjetet sociale kineze, duke bërë tashmë xhiron e botës.

Gruaja nuk ka vdekur në vend, por pak pasi kishte mbërritur në spitalin e Zhongshanit.