Transmetuar më 04-09-2017, 21:15

Ishte duke bërë pazar në vendbanimin e saj në provincën Guangdong në Kinë, kur befas, i plasën ujërat në mes të rrugës.

Mesa duket kishin ardhur pikërisht momentet e fundit të shtazënisë që po i linin vendin ardhjes në jetë të fëmijës së saj.

Momentet e ndodhura u fiksuan nga kametat e telefonave amatorë.

Videoja është bërë hit në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë gruan e cila lind fëmijën e saj në rrugë.

Menjëherë të pranishmit u afruan për t’i dhënë ndihmë gruas, duke i sjellë karrige dhe letra.

Gjithashtu menjëherë mbërriti edhe një mjek i cili u kujdes për foshnjën e sapolindur.

Për fat të mirë nuk pati komplikacione lindjeje dhe nëna lehonë ia hodhi pa telashe.

Gruaja shihet më pas duke ecur me qeset në njërën dorë dhe foshnjën në krah, duke shkuar në shtëpi. /k.k/noa.al/