Transmetuar më 04-09-2017, 14:02

Në një video shihen dy gjarpërinj pitonë që po ndeshen me njeri-tjetrin në verandën e një shtëpie në Uells.

Videoja e xhiruar tregon një shembull të një beteje të dy gjarpërinjve meshkuj.

Në video ata shihen duke sulmuar dhe rrotulluar rreth njeri-tjetrit teksa luftojnë për të qenë dominant.

Colin Shoemark, ekspert i natyrës, i cili ka parë këtë video, thonë se gjarpërinjtë mund të ishin duke luftuar për të drejtën e tyre për t’u çiftuar me një femër.

"Këta dy meshkuj do të luftojnë me njeri- tjetrin, duke u munduar të shtypin mashkullin kundështar dhe për të fituar mundësinë për t’u shoqëruar me një gjarpër femër në zonë", tha ai. /b.l/noa.al/