Transmetuar më 02-09-2017, 18:21

Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë. Kjo është një shenjë për shkak të vaksinimit. Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo vaksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70. Mjekët përdorën një virus të gjallë Vaccinia për të shkaktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga virusi Variola, i cili shkaktone linë.

Pas kryerjes së vaksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë. Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.  Krahu injerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’. Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

Çfarë ndodh pas injektimit të vaksinës?

Fillimisht shfaqet një ënjtje e vogël në vendin e vaksinuar dhe zgjat 6 deri në 8 orë. Më pas, pas 6-8 javësh të tjera shfaqet një ënjtje tjetër, e ngjashme me pickimin e mushkonjave, shkruan Shije. Kjo ënjtje fillon të rritet dhe formon një nyje që përhapet dhe çliron një lëng dhe krijon këtë shenjë.

Në perëndim, pas viteve ’70 lia u zhduk. Prandaj kjo vaksinë nuk u injektua më, përvec rasteve të veçanta kur individi e kërkontë vetë sepse virusi mund të ishte ende aktiv.