Transmetuar më 23-08-2017, 14:53

Kishte dhimbje të forta dhëmballe dhe dentisti i hoqi shpresat se mund të shpëtonte.

Kështu që një vajzë e re vlonjate, shkoi te dentisti në një klinikë turke në Vlorë për të shkulur dhëmballën e prishur.

Por ditën e djeshme K.M., 24 vjeçe banuese në Vlorë, kallëzon se dentisti i ka hequr një dhëmballë të gabuar.

Kjo për shkak se siç mëson Noa.al, vajza vijonte të kishte sërish dhimbje dhe konstatoi se dhëmballa e prishur ishte në vend dhe në vend të saj mjeku i kishte hequr dhëmballën e saktë.

Kështu që e reja bëri denoncim në polici për shtetasin turk Zekerye Balikçi, 45 vjeç, banues në Vlorë, i punësuar mjek dentist pranë një klinike dentare në Vlorë, duke e akuzuar se i ka shkulur dhëmballën e shëndetshme.

Kjo bëri që ndaj dentistit turk të nisin hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al