Transmetuar më 17-08-2017, 22:29

Një vendim surprizë mund të quhet shkarkimi i Prokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski.

Vendimi u mor nga Parlamenti, me 64 vota pro, pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë.

Ndërkohë, sot deputetët e VMRO-së e kanë brakstisur sallën e Kuvendit gjatë votimit për shkarkimin e tij.

VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën. 

Me këtë i erdhi fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.