Transmetuar më 13-08-2017, 11:59

Pavarësisht se axhenda e tij është e mbushur plot, Cristiano Ronaldo e gjen gjithmonë kohën për fëmijët e tij.

Futbollisti ka postuar një foto të mrekullueshme, ku mban në krahë një nga binjakët e tij. Krahas fotos së adhurueshme Ronaldo shkruan: “I bekuar”.

Aktualisht Ronaldo ka tre fëmijë dhe shumë shpejt do të bëhet baba për herë të katërt, pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez është në pritje të një fëmije.

Mund ta themi me plot gojën që ylli i futbollit i adhuron fëmijët. Më herët ai ka deklaruar se djali i tij i madh dëshiron 6 motra dhe vëllezër, duke u përputhur kështu me firmën e Cristianos, CR7 dhe me numrin e fanellës së tij.

“Ai është mirë dhe thotë se do më shumë motra dhe vëllezër. Ai do shtatë, numri magjik, dhe mendoj se e ka mirë”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë që të tre fëmijët e Ronaldos janë bërë nga 2 nëna të panjohura, ndërsa është në pritje të bebes nga e dashura Georgina, e cila mësohet se është në muajin e 7-të të shtatzënisë. /b.l/noa.al/