Transmetuar më 13-08-2017, 11:29

Ai ishte njëri nga banorët pjesëmarrës në "Big Brother 1".  Për fat të keq ai ka ndërruar jetë pasi vuante prej vitesh nga kanceri.

Shkëlqim  Brushulli ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani duke lënë pas dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin.

Ai kurohej atje prej vitesh për sëmundjen që e kishte prekur; një kancer i rrallë që shkaktohej nga një infeksion në gjak.

Prej 3 vitesh kurohej në Gjermani, por sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta duke lënë një humbje të madhe tek të gjithë ne.

Presim të sjellin trupin e tij në Shqipëri dhe t’i bëjmë përcjelljen e fundit. Bëj këtë lajmërim në mungesë të kontakteve të miqve të babait tim", shkruan e bija. /b.l/noa.al/