Transmetuar më 13-08-2017, 09:20

Dy persona kanë përfunduar në qelitë e paraburgimit pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë është regjistruar në Fier, ku Perlat Gosturani, 48 vjeç, u ndalua gjatë ditës së djeshme nga policia pasi në banesë ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. Gosturani, 43 vjeçe.

Mësohet se Perlati, kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, pas debateve të vazhdueshme mes tyre.

Mësohet se konfliktet mes çiftit ishin të vazhdueshme, duke bërë që gruaja ta denoncojë pas dhunës së ushtruar ndaj saj.

Rasti tjetër i njëjtë është regjistruar në Lushnje, ku Gentjan Malkaj, 39 vjeç, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, K.Malkaj, 27 vjeçe.

Për të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje". /b.l/noa.al/