Transmetuar më 12-08-2017, 23:55

I cilësuar “njeriu i erës”, atleti rekordmen, Usain Bolt, e ka përfunduar karrierën e tij në mënyrë të trishtë dhe aspak siç e priste.

Atleti xhamajkan ka dështuar në garën 400 metra, në Botërorin e Atletikës që po mbahet në Londër, dhe që ishte i fundit për të.

Atleti Bolt, pësoi dëmtim gjatë garës duke mos e përfunduar atë deri në fund.

Në këtë garë triumfoi një atlet nga Britania e Madhe.

Në këtë mënyrë Usain Bolt, njeriu që ka arritur gjithçka në atletikë, i jep fund karrierës pa marrë medalje në këtë Botëror të fundit të tij.

Më poshtë mund të shihni videon e dëmtimit të Usain Bolt. /a.k/noa.al/