Transmetuar më 12-08-2017, 22:58

Gazetari i njohur shqiptar dhe njëkohësisht kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, reagon pas shkrimit të publikuar nga gazeta greke “Proto Thema”, ku shkruhej se disa banorëve të Himarës do t’u hiqet nënshtetësia greke.

Nëërmjet një postimi në Facebook, Çipa sqaron se “nuk kam pasur dhe nuk do të kem nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare”.

“Dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të vë në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian”, shkruan Çipa në reagimin e tij.

Postimi i plotë i Aleksandër Çipës:

“Nje sqarim per opinionin publik dhe veçanerisht per mediat e vendit tim

Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do te kem, nenshtetesi tjeter veç asaj shqiptare. Kam dashur ne nje moment rreth vitit 2001 te kem nenshtetesine e Shqiptarit ne Kosove.

Sa per lajmin e botuar ne nje media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnje dijeni zyrtare, dyshoj se eshte nje pune mediokrish e filogrekeve lokale ne Himare, dhe ne ditet e ardhme do te ve ne levizje per informim zyrtar dhe reagim, gjithe mundesite e mia si qytetar shqiptar dhe europian. Ju bej me dije se nuk kam qene dhe nuk jam as pjese e ndonje liste tjeter qe ka te beje me shtete te rajonit, aq me teper qe nuk kam asnje arsye”./a.k/noa.al/